Sony Xperia Z5 Dual - Menyja e ekranit bazë të Albumit

background image

Menyja e ekranit bazë të Albumit

Nga menyja e ekranit bazë të Albumit mund të shfletoni albumet e fotografive, duke

përfshirë fotografitë dhe videot e bëra duke përdorur efektet speciale, si dhe përmbajtjet

që keni bashkëndarë në linjë nëpërmjet shërbimeve si Picasa™ dhe Facebook. Pasi të

keni hyrë në platforma të tilla, mund të menaxhoni përmbajtjen dhe të shikoni imazhet në

linjë. Nga aplikacioni Albumi, mund të shtoni edhe gjeoetiketa te fotografitë, të kryeni

detyra bazë të modifikimit dhe të përdorni metoda si teknologjinë pa tel Bluetooth® dhe

postën elektronike për të bashkëndarë përmbajtjen.

1

Kthehuni tek ekrani bazë i aplikacionit të Albumit për të parë të gjitha përmbajtjet

2

Shikoni fotografitë dhe videot tuaja të preferuara

3

Shikoni të gjitha videot e ruajtura në pajisjen tuaj

4

Shikoni fotografitë tuaja në një hartë ose në pamjen e Globit

5

Shikoni të gjitha fotografitë dhe videot e bëra me kamerën e pajisjes tuaj duke përdorur efektet speciale

6

Shikoni të gjitha fotografitë dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj në dosje të ndryshme

7

Shikoni të gjitha fotografitë me fytyra

8

Shikoni fotografitë dhe videot në pajisjet e tjera në të njëjtin rrjet

9

Hapni menynë e cilësimeve për aplikacionin e Albumit

10 Hapni mbështetjen në ueb

11 Shikoni fotografitë nga shërbimet në linjë

126

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.