Montimi
Pajisja juaj mbështet vetëm kartat SIM nano.
Për të futur kartën SIM nano
1
Me pajisjen të kthyer poshtë, hapni mbulesën për tabakanë e kartës SIM nano dhe
kartës së kujtesës.
2
Zvarritni dhe nxirrni tabakanë me anën e thoit.
3
Vendoseni kartën (ose kartat) SIM nano në folenë (ose foletë) përkatëse në tabaka
dhe më pas futeni përsëri tabakanë.
4
Mbylleni mbulesën.
Nëse futni një kartë SIM nano kur pajisja është e ndezur, pajisja riniset automatikisht.
Për të futur një kartë kujtese
1
Hapni kapakun për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës nano SIM.
2
Futni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës dhe më pas mbylleni
kapakun.
Sigurohuni që ta futni kartën e kujtesës në drejtimin e duhur.
Për të hequr kartën nano-SIM
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Hapni kapakun për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës nano-SIM.
2
Me anë të një thoi ose objekteve të tjera të ngjashme, tërhiqni jashtë mbajtësin e
kartës nano-SIM.
3
Hiqni kartën (ose kartat) nano-SIM në folenë (ose foletë) përkatëse të kartës nano-
SIM në mbajtës dhe më pas futeni përsëri mbajtësin.
4
Mbylleni kapakun.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen dhe hapni kapakun për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës
nano-SIM.
2
Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Mbylleni kapakun.
Mund ta hiqni po ashtu kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen në hapin 1. Për të përdorur këtë
metodë, në fillim duhet të çmontoni kartën e kujtesës nën
Cilësimet duke trokitur Arkivi >
Çmonto kartën SD.