Sony Xperia Z5 Dual - Mbrojtja e kartës SIM

background image

Mbrojtja e kartës SIM

Mund të kyçni dhe shkyçni secilën kartë SIM që përdorni në pajisjen tuaj me një kod PIN

(Numri personal i identifikimit). Kur një kartë SIM është e kyçur, abonimi i lidhur me kartën

është i mbrojtur nga keqpërdorimi, që do të thotë se duhet të futni një kod PIN sa herë

që të nisni pajisjen.
Nëse e futni gabim kodin PIN shumë herë, karta juaj SIM do të bllokohet. Atëherë duhet

të futni kodin tuaj PUK (Kodi personal i zhbllokimit) dhe një kod PIN të ri. Kodet PIN dhe

PUK jepen nga operatori i rrjetit.

19

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të konfiguruar ose hequr një kyçje të kartës SIM

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Konfiguro

kyçjen e kartës SIM.

3

Përzgjidhni një kartë SIM.

4

Trokitni lehtë te rrëshqitësi

Blloko kartën SIM për të aktivizuar ose çaktivizuar

kyçjen e kartës SIM.

5

Futni kodin PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë

OK. Kyçja e kartës SIM është

aktive tani dhe do t'ju kërkohet të futni kodin PIN sa herë që e rinisni pajisjen.

Për të ndryshuar kodin PIN të kartës SIM

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Konfiguro

kyçjen e kartës SIM.

3

Përzgjidhni një kartë SIM.

4

Trokitni lehtë

Ndrysho PIN-in e SIM-it.

5

Futni kodin e vjetër PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë te

OK.

6

Futni kodin e ri PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë te

OK.

7

Shkruani përsëri kodin e ri PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë te

OK.

Për të shkyçur një kartë SIM të bllokuar duke përdorur kodin PUK

1

Futni kodin PUK dhe trokitni lehtë

.

2

Futni një kod të ri PIN dhe trokitni lehtë

.

3

Rifuteni kodin e ri PIN dhe trokitni lehtë

.

Nëse futni shumë herë një kod PUK të pasaktë, duhet të kontaktoni me operatorin e rrjetit për

të marrë një kartë SIM të re.