Sony Xperia Z5 Dual - Modifikimi i tekstit

background image

Modifikimi i tekstit

Mund të përzgjidhni, të pritni, të kopjoni dhe të ngjitni tekst ndërsa shkruani. Mund të

përdorni opsionet e modifikimit duke trokitur dy herë tekstin e futur. Opsionet e

modifikimit më pas bëhen të disponueshme përmes një shiriti të aplikacionit.

Shiriti i modifikimit të tekstit

Pas përzgjedhjes së tekstit duke trokitur lehtë dy herë te një fjalë, shfaqet një shirit

modifikimi me disa vegla të disponueshme:

Prit

Kopjo

Ngjit

Përndaj

Përzgjidh të gjitha

Asistenti

Opsioni

Ngjit shfaqet vetëm kur keni ruajtur tekstin në kujtesën e përkohshme.

76

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të përzgjedhur tekst

1

Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin. Fjala që takoni zgjidhet nga shenjëza në

të dyja anët.

2

Tërhiqni shenjëzat majtas ose djathtas për të përzgjedhur më shumë tekst.

Për të modifikuar tekstin

1

Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin e futur për të bërë që të shfaqet shiriti i

aplikacionit.

2

Përzgjidhni tekstin që doni të modifikoni, pastaj përdorni shiritin e aplikacionit për

të bërë ndryshimet e dëshiruara.

Për të përdorur zmadhuesin

Kur futni tekst, takoni dhe mbani në fushën e tekstit për t'a parë tekstin të

zmadhuar dhe për të vendosur kursorin atje ku dëshironi brenda fushës së tekstit.